Një 37-vjeçar i identifikuar si Erald Ymeraj ka rënë në pranga pasi ishte larguar nga banesa duke qenë nën masën e sigurisë “Arrest Shtëpie”, i dënuar për vjedhje.
Duke mos u mjaftuar me këtë vepër penale, 37-vjeçari vjedh përsëri, pasi dyshohet se ditën e djeshme ka vjedhur sende të ndryshme personale, në një makinë të parkuar në rrugën “Ismail Qemali” dhe në një mjet të parkuar në rrugën “Besim Imami”.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Please follow and like us: