ZHDUKEN 2 TURISTE TË REJA NË KSAMIL, MORËN PEDALON ME QIRA POR NUK U KTHYEN

Dy pushuese janë shpallur të humbura, pasi kanë marrë një pedalon në një prej plazheve të Ksamilit dhe nuk janë kthyer ende.

Pushueset, për të cilat ende nuk dihet identiteti, kanë marrë një pedalon me qera rreth orës 12:00 dhe do shëtisnin deri në orën 15:00.

Pasi ka kaluar ora në të cilën duhet të riktheheshin, pronarët e pedialonit janë shqetësuar, duke dhënë alarmn edhe në Policinë Kufitare.

Deri tani nuk dihet asgjë për fatin e tyre, ndërkohë mësohet se sendet e tyre vajzat e reja i kanë marrë me vete në pedalon.

 

Saranda Web sarandaweb.net

Please follow and like us:
fb-share-icon