U aksidentua me motor, 40-vjeçari niset me helikopter drejt Traumës

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e kësjaj të enjteje në qytetin e Gramshit.

Një 40-vjeçar i identifikuar si L.Tafa ka humbur kontrollin e motoçiletës së tij dhe është plagosur rëndë.

Menjëherë Tafa është transpeotuar në spitalin e Gramshit, por pas përkeqësimit të plagëve të tij, mjekët u detyruan ta dërgojnë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Nisur nga gjendja e të aksidentuarit, për transportimin e tij është marrë një helikopter ushtarak.

Report Tv disponon pamjet ku helikopteri ka mbërritur në qytetin e Gramshit për të marrë 40-vjeçarin.

Please follow and like us:
fb-share-icon