FSHATI TATZAT – TATZATI është në Njësinë Administrative Vergo në Bashkinë e Delvinës, 30 km nga Saranda.
Fshati Tatzat është i njohur për tradita atdhetare dhe arsimdashëse, me shtëpitë prej guri ngjitur me njëra-tjetrën dhe rrugët e shtruara me kalldrëm posi Gjirokastra në miniaturë. Nga ky fshat kanë dalë mjaft mësues të shkollës shqipe e nëpunës të administratës, deputet e deri ministër të luftës.
VIDEO https://www.youtube.com/watch?v=9OxXajEPcNw
Dy figura fisnike të fshatit dhe të Atdheut, Ismail Bej Tatzati, i cili u pushkatua në vitin 1945 pse ishte patriot, dhe Abdulla Rami një nga Juristët më të shquar të vendit, i cili u dënua dhe u iternua pse ishte pro perëndimor.
Në këtë fshat aktualisht banojnë pak banorë. Shumica kanë emigruar ose banojnë në Sarandë. Një pjesë e tyre kthehen nga qyteti për fundjavë, ndërsa të tjerët përgjatë verës.
Pranë fshatit ndodhen edhe burimet e lumit Kalasë. Pranë këtyre burimeve është ndërtuar edhe një lokal ku shërbehen ushqime tradicionale dhe bio. saranda news
PUNUAR NGA SARANDAWEB
……………………………………………………………………………………………………………
Dy figura fisnike të fshatit dhe të Atdheut, Ismail Bej Tatzati, i cili u pushkatua në vitin 1945 pse ishte patriot, dhe Abdulla Rami një nga Juristët më të shquar të vendit, i cili u dënua dhe u iternua pse ishte pro perëndimor.
Në këtë fshat aktualisht banojnë pak banorë. Shumica kanë emigruar ose banojnë në Sarandë. Një pjesë e tyre kthehen nga qyteti për fundjavë, ndërsa të tjerët përgjatë verës.
Pranë fshatit ndodhen edhe burimet e lumit Kalasë. Pranë këtyre burimeve është ndërtuar edhe një lokal ku shërbehen ushqime tradicionale dhe bio