Kishte shkuar të mblidhte kërpudha, gjendet i pajetë në kanal 25-vjeçari

Një 25-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një kanal me ujë vaditës në zonën e fshatit Shulbatër, në Mat.

Sipas denoncimit mbrëmjen e djeshme nga familjarët, 25 vjeçari, kishte shkuar në pyll, për të mbledhur kërpudha, dhe nuk ishte kthyer ende në banesë.

Pas disa orësh kërkime, policia e Matit në bashkëpunim me banorët e zonës dhe familjarët e tij, bënë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të të riut.

Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është mbytur aksidentalisht.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Please follow and like us:
fb-share-icon