Kryetari në detyrë i bashkisë së Himarës Jorgo Goro është arrestuar me urdhër të SPAK, pas kallëzimit të bërë nga kryetari i zgjedhur i kësaj bashke Fredi Beleri, për tjetërsim pronash. Burime për Report Tv bëjnë me dije se janë lëshuar edhe 4 urdhër-arreste të tjera, ende të paekzekutuara.
Gazetari i Report Tv Armand Xhelili mëson së Jorgo Goro është arrestuar në Dhërmi, nga agjentët e SPAK, sapo është ngritur nga kafja rreth orës 16 e 45, ku po qëndronte bashkë me disa miq të tij. Të njëjtat burime thonë se agjentët po e mbanin në monitorim.
Fredi Beleri i cili ndodhet në burg, e ka kallëzuar penalisht Jorgo Goron, se ka tjetërsuar një pronë në favor të të tretëve, pronë e cila pasi është blerë, është marrë statusi i investitorit strategjik nga shtetasi Artan Gaçi, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka.