Dy vëllezërit rrahin nënën dhe vëllanë tjetër, arrestohen nga Policia

Dy vëllezër janë arrestuar nga policia ditën e djeshme në Pogradec pasi rrahën nënën dhe vëllanë tjetër tyre. Burime zyrtare bëjnë me dije se njëri 34 vjeç dhe tjetri 30 vjeç, dy vëllezërit kanë shkuar në banesën e nënës së tyre duke rrahur atë si edhe vëllanë tjetër.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasit L. Ç., 34 vjeç dhe E. Ç., 30 vjeç (vëllezër) banues në Pogradec, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj nënës dhe vëllait tjetër të tyre”, bën me dije policia, ndërsa materialet i kanë kaluar prokurorisë për vijimin e procedurave të mëtejshme ligjore.

Please follow and like us:
fb-share-icon