Oliverta Tosku tregon për emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan problematikën e djalit të saj, i cili është arrestuar në Prill të vitit 2021 për disa vepra. Djali vuante dënimin në IEPV Vlorë. Në Shkurt të vitit 2022 djali lirohet 3-4 muaj para përfundimit të dënimit pasi i thonë se e kishte plotësuar dënimin.
Gjatë kohës që ishte i lirë, djali shkon disa herë në Itali. Herën e fundit në Gusht, kur kthehet e arrestojnë në Rinas pasi e kishin shpallur në kërkim. Tani Oliverta thotë se i biri duhet të vuajë sërish 20 muaj heqje lire, kur në fakt kishte kryer 11 muaj. Prej Gushtit kur u kap në Rinas, djali po bën 5 muaj burgim në IEPV Fier. Saranda News
Please follow and like us: