I bëri atentat pas sherrit të vjetër, shpallet në kërkim djali i ish-Presidentit të Vllaznisë

Tonato Fushaj, 20 vjeç dhe Bajram Çekorja, 24 vjeç janë shpallur në kërkim pasi dyshohet se jan autorë të atentatit që iu përgatit Alban Bruçit mbrëmjen e 25 gushtit. Fushaj, djali i biznesmenit dhe ish-Presidentit të ekipit ‘Vllaznia’, Valter Fushaj dyshohet se e ka kryer këtë atentat pasi në vitin 2019 është konfliktuar me Bruçin.

Ky i fundit e ka qëllluar me thikë duke e lënë të plagosur. Siç duket, këtë sulm, Fushaj nuk e kishte harruar as pas dy vitesh dhe mbrëmjen e 25 gushtit e ndoqi Bruçin bashkë me mikun e tij, Bajram Çekorja. Të dy, sipas informacioneve zyrtare nga Policia, i zunë pritë 25-vjeçarit teksa udhëtonte me mjetin e llojit “Audi” e po shkonte në shtëpi.

• Në momentin që ndodhej në lagjen ‘Rus’ të Shkodrës, të rinjtë i dolën para dhe një prej tyre zbrazi 20 plumba në drejtim të mjetit, 19 e kapën makinën, por 25-vjeçari shpëtoi. Ai arriti të zbriste shpejt nga makina dhe shkoi në komisariatin e policisë ku dhe bëri denoncimin për ngjarjen. Në dëshmi tha se nuk kishte konflikte, por hetimet zbuluan emrat e Tonato Fushajt e Bajram Çekorjas.

Please follow and like us:
fb-share-icon