Nëpërmjet një publikimi në facebook, Auron Tare sjell të printuar nenin 17 te Konventës së Parisit të 1972 UNESCO. Qartësisht kjo Konventë thotë se Fondacionet nuk mund të jenë administratore, por nxitëse të donacioneve për qendrat e Trashegimisë Kulturore.
FAKT
Ne Ndihme te Ministrise se Kultures dhe Komisionit te Mediave per ceshtjen BUTRINTI, me poshte mund te lexoni nenin 17 te Konventes se Parisit te 1972 UNESCO.
Qartesisht kjo Konvente thote se Fondacionet nuk mund te jene administratore por nxitese te donacioneve per qendrat e Trashegimise Kulturore. PIKE – shkruan Auron Tare.
Për menaxhimin e Parkut të Butrintit, Ministria e Kulturës dhe Fondacioni Shqiptaro Amerikan (AADF) themeluan Fondacionin për menaxhimin e parkut kombëtar të Butrintit, një akord që ka afat 10-vjeçar dhe me të drejtë rinovimi. Fondacionit i kalon e drejta e shfrytëzimit dhe përdorimit, por jo pronësia.
Në projektligj shkruhet se fondacioni detyrohet të respektojë klasifikimin si pasuri kulturore, por mund të kryejë ndërhyrje ruajtëse dhe mbrojtëse. Ndërsa tarifat për hyrjen e publikut do jetë nga 7 deri në 11 dollarë për të gjithë kohëzgjatjen e marrëveshjes.