Përleshje për ushqimin në burg, pesë të plagosur rëndë

Pesë emigrantë të burgosur kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një përplasjeje në burgun “Krete1” në Agia Chania, Greqi. Mediat greke shkruajnë se sherri ka ndodhur mes të burgosurve të huaj, gjatë servirjes së ushqimit.

Për pasojë, tre algjerianë e dy libianë kanë mbetur të plagosur rëndë dhe kanë dërguar në spital. Ata kanë dëme në të gjithë trupin, e nuk mungojnë të prerat nga thikat.

Episodi është regjistruar nga kamerat e sigurisë dhe sigurisht që materiali do të përdoret nga organet kompetente. Pritet që ndaj të burgosurve të merren masa, kur të dalin nga spitali.

Please follow and like us:
fb-share-icon